Lajmet
  • Lajmet
  • kiz-democracy-plus

    KOALICIONI PËR INTEGRITET ZGJEDHOR (KIZ) – Komunikatë për media Ora 17:30

    Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ, është duke vazhduar procesin e monitorimit të votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit.
    Sipas të dhënave të gjertanishme nga monitoruesit e Koalicionit, deri në orën 16:00 dalja e qytetarëve në zgjedhje në Komunën e Drenasit është 32%.
    Vëzhguesit e Koalicionit deri në këtë periudhë raportuese, kanë evidentuar këto të gjetura:
    Në fshatin Gradicë në qendrën e votimit 0305E/02d është arrestuar vëzhguesi i PDK-së për shkak të disa mosmarrëveshjeve me komisionerët.
    Në qendrën e votimit 0302E /02R vëzhguesi i PDK-se luan rrolin e anëtarit të këshillit të vendvotimit duke asistuar tek kutia e votimit.
    Në qendrën e votimit 0301E/03R ,vëzhguesi i PDK-së asiston në verifikimin e listës se votuesve.
    Në qendrën e votimit 0301E/01R në të njëjtën kohë qëndrojnë 4 vëzhgues të PDK-së, përkundër që ky veprim është në kundërshtim me rregullat zgjedhore.
    Në qendrën e votimit 0311E në korridore të kësaj qendre ka prezencë të shtuar të personave të paautorizuar.
    Në qendrën e votimit 0312E/01d nuk ka ndriçim të mjaftueshëm si tek tryeza për identifikimin e votuesve, po ashtu edhe tek kabina e votuesve.
    Në qendrën e votimit 0316E ka intervenuar policia ku ka ndaluar një person për shkak të tentimit të tij për votim të dyfishtë dhe fotografim të votës.
    Parregullsitë tjera:
    • Fotografim i Votës (5) raste
    Në qendrën e votimit 0302E/04R 2 raste
    Në qendrën e votimit 0314E/01R 2 raste
    Në qendrën e votimit 0327E/02d 1 rast

    • Votim familjar (23) raste
    Në qendrën e votimit 0301E/02R – (11) raste te votimit familjar
    Në qendrën e votimit 0302E/03 R – (3) raste
    Në qendrën e votimit 0302E/01R – (2) raste
    Në qendrën e votimit 0312/01d – (6) raste
    Në qendrën e votimi 0301E/02R është evidentuar një burrë voton për bashkëshorten.
    Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ, kërkon nga të gjithë subjektet të përfshira në administrimin e procesit zgjedhor, që të dëshmohet përkushtim për përmbylljen e procesit zgjedhor sipas obligimeve dhe mandatit ligjor.

    Rezultatet paraprake jo-zyrtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas - KIZ

    10. Aleanca Kosova e Re - Ilmi Thaci 7.40%
    11. Nisma për Kosovën - Isa Xhemajlaj 26.34%
    12. Lidhja Demokratike e Kosovës - Bedri Nika 5.43%
    13. Partia Demokratike e Kosovës - Ramiz Lladrovci 46.29%
    14. Fjala - Vehbi Berisha 2.62%
    15. Kandidat i Pavarur - Xhavit Drenori 11.85%
    16. Kandidat i Pavarur - Rrahim Elshani 0.07%
    democracy-plus-mzhe

    Stafi i Demokraci Plus u prit në takim nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Blerand Stavileci

    Takimi me Ministrin Stavileci u realizua në kuadër të projektit “Programi Qeverisës – Jo Vetëm në Letër”, përmes të cilit D+ monitoron punën e Ministrisë së Zhvilimit Ekonomik, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenjes Sociale dhe Ministrisë së Financave, në lidhje me obligimet e këtyre dikastereve qeveritare që dalin nga Programi Qeverisës 2015-2018.

    Me Ministrin Stavileci u diskutuan çështjet si ligji për Trepçën, format alternative të prodhimit të energjisë, tërheqja e investimeve në sektorët e minierave dhe energjisë, si dhe të arriturat e kësaj Ministrie deri në gjysmën e mandatit qeverisës.

    Rezultat i këtij projekti do të jetë raporti që do të dalë në dhjetor të këtij viti, dhe do të jep vlerësimin për punën e këtyre tri institucioneve si dhe impaktin që politikat e tyre kanë pasur në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në ngritjen e mirëqenjes qytetare.

    Demokraci Plus (D+) angazhohet në fuqizimin e të rinjve në 16 komuna

    Demokraci Plus ka filluar zbatimin e projektit “Fuqizimi i Rinisë për t’i Mbështetur Komunat Përmes Punës Praktike”. D+ do të punoj me 16 komuna të Kosovës, ku përfshihen Graçanica, Kllokoti, Novobërda, Parteshi, Ranillugi, Shtërpca, Gjilani, Istogu, Peja, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Vushtrria, Klina, dhe Obiliqi, për të vendosur studentë apo të posadiplomuar në drejtori komunale për punë praktike me pagesë.

    Pjesë e projektit është Programi për Zhvillim të Aftësive Profesionale, i cili do t’i përgatisë të rinjtë e interesuar, të të gjitha komuniteteve që jetojnë në komunat përkatëse për zhvillim të karierës profesionale.

    16 kandidatë do të bëjnë punë praktike në drejtoritë e njërës nga këto komuna, për një periudhë dy-mujore, me ç’rast do të mësojnë se si funksionon qeverisja lokale, ndërsa do të kenë mundësinë që të ndihmojnë në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënjes në komunat respektive.

    D+ do të publikojë së shpejti thirrjen për aplikime për studentë  dhe të posadiplomuar në kuadër të këtij projekti.

    Ky projekt financiarisht përkrahet nga programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT).

    Demokraci Plus (D+) është organizatë e pavarur dhe jo fitimprurëse e themeluar nga një grup aktivistësh që besojnë fuqishëm në vlera demokratike dhe në një Kosovë me demokraci të mirëfilltë. Qëllimi kryesor i D+ është të nxisë vlera dhe praktika demokratike, si dhe politika që ndërtojnë një shoqëri aktive. D+ është e përkushtuar të kontribuojë në fushën e qeverisjes së mirë dhe sundim të ligjit, zgjedhjeve dhe partive politike dhe çështjeve sociale dhe të drejtave të njeriut.

    Kontakti
    Rruga Rexhep Luci PN
    Prishtinë, 10000
    Kosovë

    +381 (0) 38 749 288

    info@dplus-ks.org